Arrestohet një person nga Gostivari

Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, informon se sot rreth orës 9:15 efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, stacioni policorë Gostivar kanë arrestuar 28 vjeçarin me inicialet H.R nga Gostivari i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Sot (14.12.2020) në ora 09.15 efektivët e policisë nga SPB-Tetovë – Stacioni policorë Gostivar e kanë arrestuar personin H.R. (28) nga Gostivari i dënuar me burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues- Tetovë për vuajtjen e dënimit”, theksojnë nga SPB-Tetovë.