Arrestohet në Haraçinë një banor i Llojanit, posedonte armë

Mbrëmë rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në fshatin Haraçinë, kanë privuar nga liria Ç.V. 24 vjeç nga fshati Llojan, komuna e Likovës për shkak se gjatë bastisjes tek ai kanë gjetur një pistoletë “Desert Igl”, kalibër 9 mm dhe një karikator me plumba. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.