Arrestohet i dyshuari që shpërndau lajme kinse ka vdekur Isa Mustafa

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se ka shpërndarë fotografi dhe video, në të cilat shkruhej se ka vdekur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”.