Arrestohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë

Në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 04 e 10 minuta, në kryqëzimin e rrugëve ,,Boris Kidriç“ dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personat K.V. 26 vjeçar dhe N.M. 36 vjeçar që të dy nga Tetova, të cilët e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik me sjellje të pahijshme në publik, duke sharë dhe bërtitur.

Dy personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe ndaj tyre po përgatitët parashtresa adekuate.