Arrestohen 3 persona në Tiranë, njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës sepse ushtroi dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij pas një konflikti për motive të dobëta. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 drejtues mjetesh.

Njëri prej tyre aksidentoi një këmbësor në bulevardin blu në Kamzë, ndërsa një tjetër u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.