Arbenita po mendon ta fshijë Instgramin

Arbenita Ismajli është një person mjaft i komentuar dhe i ndjekur në rrjete sociale, por si duket ajo ka vendosur për pak pushim në këtë rrjet social.

Modelja së fundmi në një postim të bërë kishte shkruar se po mendon ta fshijë për disa javë llogarinë e saj në Instagram, pa treguar ndonjë arsye.

Ajo numëron gati gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe  mbetet të mësohet nëse arsyeja e mbylljes ka të bëj me ndonjë projekt të ri.