Reperi Fero dhe e dashura e tij modele, Arbenita Ismajli, kanë nisur pushimet së bashku.
Dyshja kanë zgjedhur Greqinë për tu argëtuar së bashku ndërsa nga atje nuk po mungojnë foto të ndryshme.
Është Arbenita ajo e cila po e përdor më shumë Instagramin pasi Fero është distancuar nga rrjetet sociale për ti shijuar sa më shumë momentet e këndshme me të dashurën.
Ky i fundit po ia realizon Arbenitës fotot ku ajo shfaqet tejet provokuese.
Arbenita e ka marrë gjithë vëmendjen në këtë rrjet social me pozat ku ka treguar format e përkryera trupore.