Arbenita Ismajli: Nuk kam parë asnjëherë filma pornografik

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është një prej emrave seksi të ekranit.

Me ndjekësit në Instagram ndan imazhe të ndryshme ku edhe në shumicën e rasteve pozon tejet provokative, mirëpo ndjekësit i ka befasuar me përgjigjen e fundit.

Modelja e njohur, ka publikuar një video që flet për pornografinë, dhe një nga ueb faqet më të mëdha siç është PornHub, i cili ka mbi 100 milionë shikime në ditë anembanë botës.

Ndër të tjera videoja flet për përdhunimet dhe abuzimet seksuale që janë përcjellë përmes internetit, dhe hetimet që kanë nisur ndaj faqes së njohur.

Sipas videos, Pornhub po lejon dhe përfiton nga videot e dhunimit dhe trafikimit seksual të fëmijëve.

Pranë postimit modelja është shprehur se nuk ka shikuar asnjëherë filma +18.