Arbana tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së Diellit

Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, para pak ditësh konfirmuar se janë bërë prindër.

Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar Diell, ndërsa tani po kujdeset në maksimum për të.

Por, me lindjen e djalit, Arbanës i ka ndryshuar rutinës dhe shumë gjëra duhet t’i lë për një kohë tjetër, pasi duhet të fokusohet tek djali.

Në një postim, ajo tha se e kishte pritur për dy muaj librin “The Choice”, por tani nuk ka kohë ta lexojë.

“Kisha 2 muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vite që ta lexoj. Sot lexova një faqe. Po ecim mirë”, ka shkruar Arbana.

Kurse, në postimin tjetër ajo tha se gjeti pak kohë që ta shikojë “The Ellen DeGeneres Show”.