Apple bën lëvizjen e madhe me kompjuterët Mac

Apple ka konfirmuar kalimin e kompjuterëve laptopë dhe desktopë Mac nga procesorët Intel tek procesorët e prodhuar nga vetë gjiganti iPhone mbi arkitekturën ARM.

Me këtë lëvizje kompjuterët Mac do të kenë të njëjtat çipe që kanë iPhone dhe iPad e firmës në vend të Intel.

Intel përballur me probleme me dizajnët e veta duke detyruar kompaninë të kërkojë falje publike prodhuesve të kompjuterëve.

Sfida e Apple do të jetë kalimin i qetë dhe pa probleme në arkitekturën e re të procesorëve si dhe të bindë zhvilluesit e palëve të treta të përditësojnë aplikacionet për të mbështetur teknologjinë e re.

Apple tha se me procesorët e rinj do të ofrojë funksione të reja dhe performancë të rritur. Gjithashtu kompania ka zhvilluar versionet e reja të aplikacioneve të saj si Final Cut Pro X dhe Logic Pro.

Microsoft nga ana tjetër është duke punuar në një version të optimizuar të Office dhe Adobe në një version të Photoshop.

Sipas kompanisë zhvilluesve ju duhen vetëm pak ditë për të kaluar në teknologjinë e re të aplikacioneve.

Një tjetër ndryshim është kalimi në numër versioni 11. Që nga viti 2001 sistemi operativ ka kaluar nga 10.0 në 10.15.

Së fundi kompania dha shifra rreth përdorimit të sistemi operativ. Mëse 100 milionë përdorues aktivë të Mac kur në Qershor të 2005 ishin vetëm 12.5 milion.

Apple është prodhuesi i 4-rt më i madh në botë i kompjuterëve në botë pas Lenovo, HP dhe Dell. /PCWorld Albanian.

Loading...