Ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore po
shqyrtohen. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë
dhe sapo të kenë të dhëna të grumbulluara, do të dalin dhe do ta njoftojnë
publikun, tha sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska.
Carovska nuk tha se për çka saktë kanë të bëjnë ankesat.
“Është me rëndësi që ankesat po arrijnë, u krijuan mundësi të gjithë qytetarët
të cilët vlerësojnë se janë të pajustifikueshme të dorëzojnë ankesa deri te
institucionet. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë dhe sipas gjitha gjasave sapo të kenë të dhëna të grumbulluara do të dalin dhe
do ta njoftojnë publikun në mënyrë transparente se për çfarë lloj ankesash
bëhet fjalë. Gjithsesi, grupimi i ankesave është është shumë i rëndësishëm, sa
prej tyre janë zgjidhur pozitivisht, sa jo. Po kërkohen edhe dëshmi që t’i
bashkëngjiten ankesës dhe në këtë mënyrë të mund të sigurohet e drejta nëse
iu takon, ndërsa institucionet kanë bërë lëshime të caktuara teknike”, theksoi
Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të
rezultateve nga thirrja publike “Startap 2”.
Ajo edhe një herë theksoi se është me rëndësi që institucionet të cilat e bëjnë
revizionin dhe pranimin e ankesave, ta njoftojnë publikun për gjithë procesin.
“Pikërisht për këtë theksoj se Ministria e Financave dhe Sekretariati i
Përgjithshëm kur do të kenë informacione, do të dalin publikisht dhe në
mënyrë transparente si edhe deri më tani”, potencoi Carovska.
Në pyetjen se si nëse dëshiron dikush, mund t’i donojë mjetet,
zëvendëskryeministrja përkujtoi se kartelat janë të personalizuara dhe mënyra e
vetme është që ato të kthehen prapa.
Në lidhje me mjetet financiare drejtë sektorit real, zëvendëskryeministrja
përkujtoi se Qeveria deri më tani solli tri pako të masave ekonomike – dy të
parat për uljen e goditjes nga kriza socioekonomike, ndërsa e treta zhvillimore.
Nëse shihet se kompanitë kanë kërkesa të caktuara të cilat do të nënkuptojnë
lëvizje dhe zhvillim të ekonomisë, do të mendohet në atë drejtim.
“Tani ato mjete po përdoren, ta lëmë që t’i shohim efektet nga mjetet
financiare të cilat janë investuar dhe për paga, por gjithashtu po zbatohet në
këtë moment edhe dekret i veçantë i cili ka të bëjë me investimet e
mëtutjeshme nga ana e kompanive dhe gjithsesi nëse paraqitet nevoja ose
shihet se ato kanë kërkesa të veçanta të cilat do të nënkuptojnë lëvizje dhe më
tutje zhvillim të ekonomisë atëherë Qeveria do të mendojë. Ne jemi në
komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe vlerësoj se të gjitha kërkesat
do të dëgjohen, ashtu vazhdojmë edhe më tutje dhe me qytetarët edhe me
kompanitë”, tha Carovska.
Në pyetjen e gazetarëve se sa donacione ka për momentin në fondin qeveritar
KOVID, Carovska theksoi se jemi shoqëri solidare.
“Vlerësoj se jemi shoqëri solidare dhe treguam edhe në këtë krizë se solidariteti
është në nivel të lartë. Ndërsa secili që donon, nënkupton se ka mundur të
dhurojë dhe kapaciteti i donimit në shtet e tregon edhe numri i donacioneve
dhe vlerësoj se e gjithë kjo me të cilën disponojmë si kapacitet si shtet është e
mjaftueshme. Secili që vlerëson se dëshiron dhe mund të donojë, e ka bërë
këtë, jam e sigurt”, nënvizoi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike.
Maqedoni Ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore po përpunohen, të dhënat e grumbulluara...