Ankaraja mbulohen nga bora

Në Ankara të Turqisë mbrëmë filloi të bie borë, që zgjati deri në orët e mëngjesit. Fjollat e borës mbuluan tërë kryeqytetin ndërsa sasi e madhe e borës ka rënë në viset e larta.

Borë ka rënë edhe gjatë natës ndërsa ekipet kompetente punojnë në pastrimin e saj për të mundësuar qarkullimin e rregullt, por edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Autoritetet u kërkuan shoferëve të jenë të kujdesshëm për shkak të ngricave të mundshme që mund të formohen në rrugë.

Kryetari i komunës së Altindagut, Asim Balci tha se ekuipazhet kanë qenë në terren gjatë gjithë mbrëmjes duke pastruar dëborën dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.