Analisti Muhamedi: Media shqiptare në mënyrë të pavetëdijshme po faktorizon Abazoviqin!

Mediat shqiptare kane hyre ne rrotullame te spinave qe i hedhin serbet per ta “bere te rendesishem Abazoviqin (Dritan Abazoviqin, per te cilin thuhet se do jete faktor percaktues per Qeverine e re te Malit te Zi), si ‘”shqiptar”, ne leternjoftim, kurse politikisht eshte proserb, si bartes i asaj ideologjie, dhe citojne deklaratat e tija dhene mediave shqiptare.

Thjeshtë, duhet injoruar mediatikisht. Në Mal të Zi, historikisht, po ne keto 30 vite, zgjedhjet dhe fituesit, nuk jane vetem zgjedhje dhe fitues, jane shume te koklavitura ne shume aspekte dhe faktorë. Amerikanet i thjeshtuan keto opsione koklavitjeje, permes “useful iditotit” te tyre, por besnik ndaj tyre, Gjykanoviqit, i cili sikur tane Malin e Zi ta beje prone te veten, per rolin gjeopolitik dhe gjeostrategjik qe e luan permes mbrojtjes se pavaresise se vendit, amerikaneve nuk do u pengoje “korrupsioni” i tij fare, dhe ia dine gjer ne gjilperen e fundit.
Kjo pune e qeverise me se paku do zgjase nja tre muaj, sipas kushtetutes se tyre, dhe me shume gjasa ka te kete zgjedhje te reja.
Shqiptaret atje, te nisin nga sot te bejne pergatitje per zgjedhje te reja, te strukturuar vetem me nje levizje dhe nje liste, te marrin mesim ku deshtuan apo si duhej vepruar me mire. Nderkaq, me dështakë kanë dalë kroatet aty, sipas analizave nga Kroacia, dhe pikerisht nga faji i perçarjeve brenda tyre, pra, as nga perzierja e jashtme kroate, te cilen kroatet qellimisht nuk e kane bere, po as edhe nga ndonje perzierje tjeter nga jashte…
Nijazi Muhamedi, analist politik.