Ambasadorja amerikane në Shkup, znj. Kejt Bërns, ka mbajtur fjalim në ITSHKSH-Shkup me rastin e Ditës së Alfabetit, kurse me drejtorin Skender Asani kanë bë një fotografi të për bashkët para tablos “Një komb, një ABC”.
“Jam shumë e nderuar që gjendem sot në këtë ngjarje e cila shënon dy përvjetorë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe në veçanti për komunitetin shqiptar – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe dhe përvjetorin e 13-të të Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Jam posaçërisht e lumtur që jam në këtë sallë që mban emrin e presidentit tonë Woodrow Wilson dhe në këtë ndërtesë e cila ishte shtëpia e Ambasadës amerikane për vite të tëra…
Në fund, më lejoni t’ia uroj Dr. Asanit dhe të gjithë kolegëve të tij këtë përvjetor të Institutit, si dhe t’u uroj të gjithëve në Maqedoninë e Veriut Ditën e Alfabetit Shqip! Gëzuar Ditën e Alfabetit!
Urime dhe faleminderit!”, ka thënë mes tjerash ambasadorja Bërns.