Ambasadori gjerman kërkon nga Hoti punë të mirë si të Qeverisë Kurti

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka kërkuar nga Qeveria e Avdullah Hotit që të vazhdohet me standardin e qeverisjes paraprake, për të cilën shkroi se kishte transparencë në luftën kundër korrupsionit dhe transparencës.

Ai gjithashtu tha se do të jetë bashkëbisedues me Hotin dhe kabinetin qeveritar për një punë të pa korrupsion dhe me sundim të ligjit, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka një qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme e 61 parlamentarëve të zgjedhur. Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen”, ka shkruar ai në Twitter.

“Ne do të jemi aty bashkëbisedues për Avdullah Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze në agjendë serioze: dialogu i udhëhequr nga BE-ja, jo korrupsion, sundim i ligjit, pa nepotizëm, qeverisje e standardeve të përcaktuara. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”.