Ambasada kineze i dhuroi ndihmë financiare Ministrisë së Shëndetësisë për ballafaqim me koronavirusin

Ambasada kineze në vend sot i dhuroi një milionë e 930 mijë denarë Ministrisë së Shëndetësisë për ballafaqim me pandeminë e koronavirusit.

Mjetet janë mbledhur nga ana e ambasadës kineze, ndërsa së shpejti pritet që në vend të arrijë edhe donacion nga Qeveria kineze.

“Donacioni është përgatitur, vetëm duhet të dakordohen teknikat rreth transferimit. Kur Kina i përjetoi momentet më të vështira, presidenti dhe ministri i Shëndetësisë tuaj shprehën mbështetje të madhe. Për këtë tani është momenti të bëjmë diçka edhe ne për Ju”, tha ambasadori kinez Xhang Xuo, i cili personalisht ia dorëzoi donacionin ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ministri shprehi falënderim për donacionin dhe tha se do të ishte mirë të shkëmbehen përvoja me epidemiolog dhe infektologë kinez, sepse virusi në Kinë tashmë është fazë e tejkalimit.

“Jemi të vetëdijshëm që ka kërkesë të madhe për pajisje mbrojtëse në të gjithë botën dhe për këtë arsye jemi mirënjohës për këtë ndihmë. Do të ishte mirë në çfarëdo mënyre të krijojmë një lloj lidhjeje me epidemiologët ose infektologët nga Kina sepse atje virusi është në fazë të tejkaluar”, tha Filipçe.

E informoi ambasadorin se vendi ka strategji për hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmerren në muajt vijues pas masave kufizuese.

Në takimin e sotëm të shkurtër u bisedua edhe për organizim të videokonferencës e cila do të mbahej në fillim të majit, ndërsa në të cilën është ftuar edhe ministri Filipçe personalisht nga drejtori i Këshillit shtetëror të shëndeti publik në Kinë.