Ambasada britanike në Shkup dhuron 450 pako për qytetarët e kategorive të rrezikuara

Ambasada Britanike në Shkup i bashkohet iniciativës të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski – “Të Vullnetarizuar për një Shoqëri të Solidarizuar”. Sot në mëngjes dhuruam 450 pako me gjithësej 6200 produkte ushqimore dhe higjienike për të mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara, të prekur nga kriza të qilën e shkaktoi epidemia e virusit korona. Donacioni është bërë në bashkpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është një nga partnerët e kësaj nisme humanitare. Rasteve të rënda sociale pakot humanitare do t’ju dorëzohen në përputhje me protokollet për mbrojtje dhe parandalim, bazuar në përvojën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Gjatë këtij donacioni, Ambasada Britanike respektoi të gjitha protokollet e sigurisë të rekomanduara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizatës Botërore të Shëndetit, përfshirë distancën fizike, ventilimin, dezinfektimin, larjen e duarve dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maska dhe doreza). Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i qëndrueshëm i Maqedonisë të Veriut dhe vazhdon të ndërtojë dhe forcojë miqësinë afatgjate”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.