Amazon premton 1 miliardë dollarë investim në Indi, priten protesta ndaj Jeff Bezos

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëtisë dhe kompanisë.

Sipas tij, firma do të investojë 1 miliardë dollarë në digjitalizimin e bizneseve duke i mundësuar atyre të shesin dhe të operojnë online.

Në një konferencë në Neë Dehli, ai deklaroi se shekulli i 21 do të jetë shekulli i Indisë.

Por vizita 3 ditore e tij pritet të shoqërohet me protesta.

Me mijëra tregtarë të biznesit të vogël nga 300 shtete të ndryshme kanë planifikuar demonstrata pasi deklarojnë se kompania Amazon ka pasur një impakt negativ në bzneset e tyre.

Çmimet e ulëta të produkteve që shiten online janë një konkurrencë e fortë për ta.

Ata deklarojnë se kompania e ka bërë qëllimisht duke ofruar ulje drastike të produkteve, akuza që Amazon i mohon.