Maqedoni AlternAtivA hap shtab zgjedhor në f. Orizare të Likovës

AlternAtivA hap shtab zgjedhor në f. Orizare të Likovës

Partia e Afrim Gashit “AlternAtivA”, sonte ka bërë hapjen solemne të shtabit zgjedhor në fshatin Orizare të komunës së Likovës. I pranishëm në hapjen solemne të shtabit zgjedhor ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, ndërsa për shef shtabi u zgjodh Murtezan Idrizi.
Fshati Orizare – komuna e Likovës, ka qenë prejardhja e të ndjerit Shaban Zendeli (ish-përfaqësues i AlternAtivA-s).