Alketa konfirmon padrejtësitë që u bënë me jurinë në Fest ’58, thotë se përgjegjësinë e ka drejtori artistik

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu gjatë një interviste për Opinion ka folur lidhur me votat në ‘Fest 58 dhe ka sqaruar gjithçka.

Ajo ka treguar se nuk i ka njohur tre anëtarët e huaj të jurisë dhe se nuk ka qenë e informuar as për prezencën e dy shqiptarëve të cilët janë futur në momentin e fundit.

Lidhur me këtë fakt, moderatorja thotë se përgjegjësinë e ka drejtori artistik.

“Unë vet kam qenë absolutisht e distancuar nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin …nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit , por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë …unë di vetëm një gjë që dypikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe dypikëshi për mua ka patur abuzim. Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund ti japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë por jo 2 . 2 është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më. Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja , më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Jam në këtë profesion për ti mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit …Më vjen keq mbas kam gabuar , një lapsus sepse nuk më takonte për rolin që kisha , duhet të mbaja qëndrim të njëanshëm , por dy pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon”, u shpreh Vejsiu.