Ali Ahmeti na e solli NATO-n me durimin dhe qetësinë e tij!

Votimi i Kuvendit të Kosovës kundër Albin Kurtit nuk ka ulur aspak simpatitë e shqiptarëve për Vetëvendosjen, e as për liderin e saj. Përkundrazi, respekti për figurën e Kurtit tani ka marë përmasa mbarëkombëtare. Ky disponim pozitiv vërehet edhe te shqiptarët e Maqedonisë, ku përveç simpatizuesve të BDI-së së Ali Ahmetit, të gjithë janë me Vetëvendosjen dhe Albinin, transmeton Gazeta Lajm. Këtë disponim në formë mjaft figurative e ka përshkruar edhr gazetari i njohur Naser Selmani, kritik i ashpër i Klanit Pronto. Selmani ka shkruar në Facebook se është i gatshëm ta vejë kokën, aty ku e ven Albin Kurti këmbën.

“E rrëzuat Albinin prej qeverie, ai hyri përgjithmon në zemrat tona!

Prej dje, ku e venë ai këmbën, unë e vejë kokën!”, ka shkruar Selmani.

“Vjen dita!”, ka përfunduar ai statusin e tij në Facebook, në formë të paralajmërimit për Klanin Pronto.