Ali Ahmeti kopjon idenë e Zijadin Selës për kryeministër shqiptar në Maqedoni?!

Në 18 vjetorin e saj si parti, BDI ka dalë sot me idenë që është koha për kryeministrin e parë shqiptar. Analistët rikujtojnë se në fakt bëhet fjalë për ide të paraqitur për herë të parë vitin e kaluar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një takim me qytetarët gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Sipas tyre është mirë nëse BDI e përkrahë këtë qëndrim të Selës, por shprehin dyshime ndaj sinqeritetit të Ali Ahmetit, duke pasur parasysh se idetë e tij zakonisht vonohen me vite e dekada, e ndonjëherë nuk realizohen fare.