Albin Kurti: Votoni 3 kandidatët tanë, t’i hapim rrugën Vetëvendosjes edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, u drejtohet të gjithë qytetarëve që të mbështesin me votë tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri. Teksa po bën hapur fushatë në Shqipëri duke ndërhyrë në zgjedhje, Albin Kurti shprehet se si kryeministër i Kosovës, “do të respektoj maksimalisht dhe do të bashkëpunoj me cilëndo qeveri që populli i Shqipërisë do ta zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit”.

 

“Por si aktivist dhe kryetar i Vetëvendosje!-s, ju do të jeni vazhdimisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, për të përhapur mesazhin tonë politik. Sot jeni tre kandidatë, por pas jush qëndrojmë si mbështetës të gjithë ne, që e duam Vetëvendosje!-n, në Kosovë e Shqipëri” thotë ai.

Kryeministri aktual, Edi Rama nuk ka pranuar asnjëherë që të komentojë ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.