Albin Kurti sot viziton vendet e dëmtuara nga shiu dhe breshëri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të vizitojë vendet e dëmtuara nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Ai fillimisht do të vizitojë fshatin Nëpërbisht të komunës së Therandës, e më pas do të shkojë edhe në Mamushë, njofton Klan Kosova.

Të reshurat dhe breshëri i rrebeshem ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në disa vende në Kosovë. Ngjashëm ka ndodhur edhe në një zonë të Krushës së Madhe, ku si pasojë janë dëmtuar 1.5 hektarë me dredhëza.

Sipas njërit nga fermerët që ka kultivuar këtë bimë të butë por edhe të tjera, nuk ka më rendiment për këtë vit pasi kushtet e vështira atmosferike kanë shkatërruar çdo gjë që ishte mbjellë në këtë hapësirë.