Albin Kurti sot në Prizren dhe Malishevë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të vizitojë Prizrenin në kuadër të vizitave që po i zhvillon në gjithë Kosovën për të parë nga afër për nevojat që kanë në përballjen me koronavirusin.

Kurti gjithashtu do të shkojë edhe në Malishevë, komuna që është prekur më së shumti nga ky virus vdekjeprurës.

Dje Kurti ka qëndruar në Gjakovë, Klinë dhe Pejë.