Albin Kurti emëron tre këshilltarë politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë. Të emëruarit janë Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike, Jeton Zulfaj, këshilltar politik dhe Shenaj Shala, këshilltare politike/shefe e protokollit. Të tre kanë qenë pjesë e kabinetit të kryeministrit edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, ndërsa do të vazhdojnë të punojnë pranë kryeministrit Kurti në mandatin e ri, njofton Zyra për komunikim publik pranë Kryeministrit të Kosovës.