Albin Kurti e Vjosa Osmani sërish shihen së bashku, LVV e LDK as afër marrëveshjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani janë parë përsëri së bashku në natën e ndarjes së çmimeve FIDES.

Kurti e Osmani jo rrallë herë janë parë së bashku dhe kjo nuk iu ka pëlqyer zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës e sidomos Agim Veliut që pati një përplasje me Vjosa Osmanin, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj mbrëmje, Osmani e Kurti janë parë përsëri së bashku, përderisa po zhvillohet një përballje në media midis LDK-së dhe LVV-së që assesi nuk po përafrohen për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.