“Aktivisti saudit Abdullah al-Hamid vdiq në burg”

Aktivisti saudit për të drejtat e njeriut dhe akademiku i njohur Abdullah al-Hamid ka vdekur në burg, njofton një raport mediatik dhe grupi për të drejtat e të burgosurve.

Të burgosurit e ndërgjegjes në një llogari në Twitter, në të cilën dokumentohet situata e të burgosurve politikë në Arabinë Saudite thanë se “Al-Hamid vdiq për shkak të neglizhencës mjekësore me dashje në burg. Ai pati një sulm në tru dhe ishte në koma për 15 ditë”.

Aktivistët akuzojnë autoritetet saudite për “vrasje të qëllimshme pasi e lanë në koma për disa orë para se ta çonin në spital”.

Grupi saudit i të drejtave të njeriut ALQST, që vepron nga jashtë Mbretërisë, tha se al-Hamid u arrestua në mars 2013 dhe u dënua me 11 vjet burg, pa dhënë asnjë arsye për dënimin.

Grupi tha se Al-Hamid kishte gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe ai u transferua në spital më shumë se tre muaj më parë, ku një mjek sugjeroi një operacion urgjent të zemrës.

Më poshtë thuhet se autoritetet saudite nuk e lejuan atë të qëndronte në spital për aq kohë sa të kryhet operacioni në zemër dhe e dërguan përsëri në burg.

Rrjeti i lajmeve Al-Jazeera me qendër në Katar, duke përmendur disa aktivistë për të drejtat e njeriut, gjithashtu raportoi mbi vdekjen e Al-Hamid për shkak të “pakujdesisë mjekësore”.

Autoritetet saudite nuk e kanë komentuar ende vdekjen e tij, megjithatë, ata zakonisht mohojnë çdo neglizhencë në kujdesin e të burgosurve.

Al-Hamid ishte mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe themelues i Shoqatës së pavarur të të Drejtave Civile dhe Politike Saudite (ACPRA).