Aktive 3.519 raste të personave të infektuar me Kovid-19, deri tani vdiqën 376 persona

Këto javë të fundit çdo ditë në vend shënohen pothuajse nga dyqind raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19.
Edhe krahas masës për mbajtje të maskës dhe distancës, si dhe protokollet e vendosura, epidemia nuk bie. Më së shumti raste shënohen në Shkup, ndërsa nga komunat e Shkupit në Çair.
Nga fillimi i epidemisë deri tani në vend janë regjistruar 7.975 raste të personave të infektuar, u shëruan 4.080 persona, ndërsa vdiqën 376. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 76.107 testime për Kovid-19.
Në mënyrë konstante në periudhën e fundit më së shumti raste të reja shënohen në Shkup, ku ka 1864 raste aktive, në Kumanovë janë 181 raste aktive, në Dibër 81, Shtip 165, Prilep 61, Tetovë 323, Strugë 156, Veles 38, Manastir 29,
Ohër 131, Kavadar 17, Gostivar aktive janë 131, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Pallankë 9, në Radovish aktivë është një rast, Krushevë 5, Koçan 16, Probishtip 23, Demir Hisar 5, Makedonski Brod 5, Pehçevë 2, Berovë 1, Vinicë 1, Kratovë 2, Sveti Nikolë 105, Kërçovë 50, Resnjë 89 dhe Negotinë tre raste Sipas komunave në Shkup, më së shumti raste aktive shënohen në Çair – 309, Aerodrom 157, Butel 137, Gazi Babë 193, Qendër 143, Karposh 143, Saraj 124, Kisella Vodë 108, Gjorçe Petrov 101, Studeniçan 110, Shuto Orizare 82, Haraçinë 45, Ilinden 28, Petrovec 18, Çuçer Sandevo 11, Sopishte 9, Zelenikovë 13, pesë të huaj dhe 128 raste janë të papërcaktuar./MIA