Sot (12.08.2021) prej orës 10:15 deri në ora 11:00 nëpunësit policorë të Zyrës së jashtme për punë kriminalistike në kuadër të DPB Prilep kanë arrestuar P.Z.(24) dhe D.D.(27), të dy nga Prilepi, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, ku janë gjetur dhe marrë dy pako me marihuanë, vazo me bimë kanabisi dhe shishe me 51 fara bimë kanabisi.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 2015 dhe nenit 2016 të Kodit Penal./TV21





