Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali, babai i dy fëmijëve

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Mediat italiane mësojnë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 25-vjeçari shqiptar Endri Zaimi, baba i dy fëmijëve.

Ai gjeti vdekjen ndërsa makina me të cilën udhëtonte u përplas nga një kamion i tonazhit të rëndë duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police të cilët kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë shqiptarit por për të ishte tepër vonë. Edhe drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta megjithatë po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.