Aksident trafiku në Zhelinë, pasagjerja mbetet e bllokuar për 20 minuta në veturë

Para pak çastesh ne afërsi te fshatit Zhelinë t[ Tetovës ka ndodhur një aksident i rënde trafiku. Në aksident janë përplasur dy makina me targa të Tetovës. Në veturat e përplasura ndodheshin dy shoferët përkatës së veturave dhe një bashkudhëtarë. Si pasojë e përplasjes së fuqishme të ndodhur nga dy automjetet, ka mbetur e bllokuar në njërën nga veturat për gati 20 minuta bashkudhëtarja e njërës prej makinave. Është dashur intervenimi i zjarrfikësve dhe mjekëve të Tetovës për të liruar pasagjeren e bllokuar në veturë. Për momentin ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Tetovës. Ndërsa rruga Zheline-Siriqinë vazhdon te jete akoma e bllokuar për trafikun. Në terren ndodhet ekipi i SPB-së Tetovë për të kuptuar motivin e këtij aksidenti.