Aksident në Shqipëri, lëndohen dy shtetas të Maqedonisë, tre të Shqipërisë

Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të Librazhdit, në Shqipëri.

Në aksident, përpos shtetasve të Maqedonisë me lëndime kanë përfunduar edhe tre shtetas të Shqipërisë.

Policia njofton se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur gjithësej pesë persona kurse një ka kaluar pa lëndime.

“Në aksidentin i cili ndodhi aksin rrugorë, Librazhd-Elbasan, të lënduar janë dy shtetas të Maqednisë H.XH dhe L.H nga Shkupi dhe Z.K, A.K nga Librazhdi dhe S.D nga Tirana, kurse N.B ka kaluar pa lëndime. Për fat të mirë, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Arsyeja e aksidentit është rruga e cila sipas mediave ka qenë në gjendje të rrëshqitshme dhe e lagur. Ekipet policore kanë inspektuar arsyen dhe pritet të mësohet zyrtarisht se si ka ndodhur ngjarja.