Aksident në Gostivar, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë marrë lëndime pasi hyrje të Gostivarit janë përplasur një makinë dhe një furgon. Midis të lënduarve është edhe një i mitur i cili pa leje ka drejtuar me njërin automjet.

Sipas SPB Tetovë, në mëngjesin e sotëm, rreth orës 6 e 50 minuta në mbikalimin në hyrje të Gostivarit ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy makina me targa të Gostivarit, “Folsfagen golf” i drejtuar nga 16-vjeçari nga Gostivari dhe një furgon “Mercedes” që e ka drejtuar S.S. (34), gjithashtu nga Gostivari.

Në aksident, të dy shoferët dhe gjashtë bashkudhëtarë (tre meshkuj dhe tre femra) nga Gostivari dhe Zdunja e Gostivarit, të moshës prej 30 deri në 58 vjet, kanë marrë lëndime trupore dhe janë transferuar në spitalin e Gostivarit.

Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gostivar.