Aksident i rëndë në Butel, një i plagosur

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në Shkup, pak minuta më parë. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në komunën Butel. Makina, me regjistrim TE 526 DB ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, si pasojë e shpejtësisë së madhe. Drejtuesi i automjetit me inicialet B.S është nxjerrë nga automjeti edhe është duke marrë ndihmën e parë. Nuk dihet ende nëse gjendja e tij përbën rrezik për jetën.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2510836215850977/?t=0