Aksident fatal në Shkup!

Sot, në ora 11:50 ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në Shkup.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, është denoncuar se është aksidentuar një veturë transportuese “Iveko” me shofer S.S.(37) nga Shkupi dhe vetura “Opel vectra” me shofer A.M.(64) nga Shkupi.

Në vendin e fatkeqësisë nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar vdekja e shoferit A.M, transmeton TV21.

Është kryer ekspertizë nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.