Akar: Janë goditur nga toka dhe ajri mbi 200 shënjestra të regjimit të Assadit në Idlib

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se janë goditur nga toka dhe ajri mbi 200 shënjestra të regjimit të Assadit në Idlib të Sirisë pas sulmit ndaj ushtarëve turq, raporton Anadolu Agency (AA).

“Janë neutralizuar 5 helikopterë, 23 tanke, 23 artileri dhe obusë, nga një sistem mbrojtës ajror SA-17 dhe SA-22 si dhe 309 ushtarë të regjimit”.
“Pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet tona janë koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm”, tha ministri Akar.