Akademia pritet ta nderojë Kobe Bryant gjatë ceremonisë së “Oscar”

Një përfaqësues i Akademisë tha për “Variety”, se ai do të nderohet gjatë ceremonisë, shkruan Variety.

Bryant do të përfshihet në montazhin “In Memoriam” të figurave botërore të filmit, që kanë vdekur që nga ceremonia e fundit e “Oscar” dhe gjithashtu do të ketë një pikë tjetër përkujtimore jashtë këtij montazhi, thanë burimet.

Bryant vdiq të dielën gjatë rrëzimit me helikopter, bashkë me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna.

Kobe Bryant dhe Glen Keane fituan çmimin e Akademisë më 2018 në kategorinë e shkurtëtr të animuar për “Dear Basketball”.

Filmi bazohet në një letër që Bryant shkoi në tribunë e lojtarëve më 2015, në të cilën njoftoi për pensionimin ngabasketbolli.

Bryant luajti tërë karrierën e tij profesionale 20-vjeçare me Lakers dhe fitoi pesë kampionate para se të tërhiqej në 2016-ën.