Ahmeti i bën befasi punëtores shëndetësore me rastin e ditëlindjes (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdimisht është aktiv në luftën kundër koronavirusit.

Ahmeti që nga konfirmimi i rastit të parë ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës në forma të ndryshme, madje edhe për t’ia bërë sa më atraktive qëndrimin në karantinë, njofton Klan Kosova

Teksa shumë punëtorë shëndetësorë nuk e kanë ndalë punën Ahmeti është kujdesur që dikuj t’i bëjë befasi me rastin e ditëlindjes.

Ahmeti ka falënderuar punëtorët shëndetësore e ajo që pati ditëlindjen është Albulena, e cila punon në QKMF.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Punëtorët shëndetësor po punojnë ndërrime të gjata, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Shpesh janë anonim. Emrat e tyre nuk dalin në tituj portalesh.

Kësaj radhe vendosëm ta bëjmë një befasi për dikënd, për ti falenderuar krejt punëtorët shëndetësor për sakrificen.

Prishtina ju falenderon nga 💙💙💙

#rriNshpi

Special thanks Shpat Deda!

MEDIAL.mk

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me