Ahmeti bën shaka: Kesh tu bo ndeshje, s’i kishin pastru rrugët

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ditën që e ka lënë detyrën, ka bërë shaka në një postim të tij në Twitter.

Ahmeti tha se për pak ishte duke bërë aksident.

Ai u “ankua” për rrugët e papastruara, shkaku i reshjeve të borës që ranë gjatë ditës.

Ish-kreu i kryeqytetit theksoi se në rolin e kritikut është më lehtë.

“Kesh tu bo ndeshje, s’i kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës, ku jeni? Mirë qenka qështu!”

Shpend Ahmeti, pas dy mandatesh, sot e dorëzoi detyrën e kryetarit të Prishtinës te Përparim Rama.