Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët Hysni Ismaili dhe Safije Sadiki – Shaini, kanë realizuar takim me Shefin e Delegacionit për BE në Shkup, David Geer.
“Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi procesin euro-atlantik të vendit, procesin e reformave europiane dhe perspektivën e të ardhmes europiane të vendit.
Me këtë rast, ambasadori Geer, falënderoi kryetarin Gashi mbi rolin rolin konstruktiv dhe inkurajues që po zhvillon AlternAtivA, në perspektivën dhe të ardhmen europiane të vendit”, u njoftua pas takimit.
Maqedoni Afrim Gashi u takua me ambasadorin e BE-së






