Afrika raporton rreth 14 mijë raste me COVID-19

Thuajse 14.000 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) janë raportuar në 52 nga 54 vendet e Afrikës, bëri të ditur Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Afrika CDC), raporton Anadolu Agency (AA).

10 vendet e Afrikës me numrin më të madh të infeksioneve, vdekjeve dhe shërimeve të COVID-19 janë si më poshtë:

Vendet Rastet (13.814) Vdekjet (747) Shërimet (2.355)
1 – Afrika e Jugut 2.028 25 410
2 – Egjipt 1.939 146 426
3 – Algjeri 1.825 275 405
4 – Marok 1.617 113 146
5 – Kamerun 820 12 98
6 – Tunizia 685 28 43
7- Bregu i Fildishtë 533 4 58
8 – Niger 491 11 50
9 – Burkina Faso 484 27 155
10 – Gana 408 8 4

Pasi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri ka infektuar më shumë se 1.85 milion persona në të gjithë botën, me një numër vdekjesh mbi 114.000, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.