Shkruan: Muhamed HALILI
Rrëfim autentik
Hyrje
Një veprim që në vitet 1991e mori kryesia e Partisë për Prosperitet Demokratik për organizimin e njësiteve vetëmbrojtëse në vendbanimet shqiptare fill para shkatrimit të Jugosllavisë dhe nisjes së agresionit serb në Slloveni dhe Kroaci, e pagëzuar si “Afera e armëve” nga ana e policisë maqedonase, la pasoja të rënda në funksionimin e lëvizjes politike shqiptare në Maqedoni, si dhe në tërë organizimin politik shqiptar pas kësaj kohe.
Një veprimtari përgatitëse për t’Iu kundërvu aksionit të mundshëm ushtarak të forcave të JNA-së në Maqedoni, (kryekomandant i së cilave ishte gjakatari Millosheivq) e posaçërisht në vendbanimet shqiptare, mbaroi me burgosjen e pjestarëve të forcave paraushtarake shqiptare dhe dorëhjekjen kolektive të kryesisë së PPD-së që vazhdoi më pas me situata të turbullta në skenën politike shqiptare për një kohë të gjatë në Maqedoni.
Edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë e ekzistimit të këtyre forcave, këto veprime të forcave paraushtarake shqiptare establishmenti politik maqedonas i bëri publike më 25 maj 1993 në vigjilje të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, në Romë, ku ministri i jashtëm maqedonas Stevo Crvenkovski në praninë e ministrit të jashtëm turk Ismail Çetin, me një grumbull dokumentacioni të inçizuar të aktiviteteve të këtyre forcave e akuzoi ministrin e jashtëm shqiptar Alfred Sereqi se Shqipëria po e destabilizon Maqedoninë.
Natyrisht se ky veprim pati efekte pozitive në politikën e jashtme të Maqedonisë sepse pas këtyre ngjarjeve u bë pranimi i vendit në OSBE, njohja e pavarësisë së vendit nga ana e Shqipërisë, etj.,por e dëmtoi tepër rëndë lëvizjen tonë politike të quajtur PPD.
Barra e gjithë këtyre aktiviteteve ra në shpinën e PPD-së e cila këtë e pagoi më zhdukjen e saj nga skena politike në vend.
Fillimet e shpërbërjes së Jugosllavisë: agresioni serb ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë
Në fillim të vitit 1991 ushtria jugosllave JNA udhëhiqej dhe ishte nën ndikimin e eprorëve ushtarakë serb dhe filloi mobilizimin e forcave ushtarake në Maqedoni të luftojnë kundër pavarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë.
Мë 6 maj 1991 në kazermën e Splitit, gjatë një proteste të 30 mijë qytetarëve kundër keqpërdorimit të JNA-së në luftën kundër pavarësimit të Kroacisë , u vra ushtari nga Kavadari Sashko Geshovski.
Me të marrur lajmin udhëheqja e PPD-së të nesërmen thirri një kuvend qendror në fshatin Pirok të Tetovës dhe vendosi që aktivistë të saj të bëjnë aktivitete derë më derë dhe t’ju japin instruksione të rinjëve shqiptarë t’i ikin mobilizimit për ushtrinë jugosllave. Maqedonasit filluan të mobilizohen dhe armatoseshin gati legalisht me arsenalin që e kishte mbrojtja territoriale dhe armë që flitej se vinin nga jashtë.
Kështu në defilim në Manastir u paraqitë arradha e Cërnomarovit, një ish kryeshef në njësinë rajonale të punëve të brendëshme në Manastir, ndërsa një deputet nacionalist maqedonas dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE Vladimir Gollubovski deklaroi se kishte në dispozicion rreth 20 mijë të rinjë që do të luftonin në raste të posaçme kundër JNA-s së Kadijeviqit.
Nisur nga përvoja e keqe e konfliktit serbo-kroat ne i frigoheshim mundësisë edhe të prishjes së marrëdhënieve jo të mira ndëretnike dhe marrja e një kahjeje jo të pëqyeshme e një konflikti të mundëshëm ndëretnik në Maqedoni.
Në portalin “Civil “ duke rrëfyer për proektin “ E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kontrollit të armatimit në Maqedoninë e Veriut” më 12 janar 2022 profesori universitar dhe eksperti për siguri Prof. dr. Ivan Babanovski deklaron : “Askush nuk e di se ku mbaroi armatimi që Arkan ia dha (Jordan) Mijalkov-it. Ndoshta mbaroi nën Pelister nën kontrollin e Cërnomaroivt, ka deklaruar ai.
E dyta, rreth kësaj teme në një emision në you – toube i intervistuar nga gazetari Ivanov, profesori Babanovski deklaron se “ më 6 nëntor 1991 në Shkup erdhi Zhelko Razhnatoviq)-Arkan (udhëheqës i formacionit paraushtarak “Garda vullnetare serbe) dhe solli dy kamionë me armë. Ai Ishte mysafir i ministrtt të brendëshëm Jordan Mijalkov, unë atë kohë isha këshilltar i tij, deklaron profesori. Atë periudhë kohore nuk isha në shoqërinë e tij, por rrija me ata në hotelin Holidej In, hotel Grandin e atëhershëm, përfundon ai”
Pyetjes ku sot është ai armatim, pas gjithë atyre ditëve ai i përgjigjet se Arkani e solli armatimin, ishte musafir i Dane-s (Tanevski), drejtor i Makedonijaturistit” i cili më vonë e mori Holidej IN-in.
Profesori Babanovski vazhdon rrrëfimin duke thënë se “Mijalkov, Done, Gjorgji Naumov, (ministri i drejtësisë) dhe Rade Perishiq, i cili ishte në lidhje martesore me motrën e Jellcin-it (presidenti i mëparshëm rus Boris Jellcin) dhe ai bashkë me Arkanin e solli armatimin këtu. Ai armatim mbaroi këtu në Pelister nën kontrollin e Crnomarov-it dhe deri sot për këtë askush nuk dha përgjigje çka ndodhi,”-rrëfen ai.
Të gjindur në një situatë të tillë ku lloj lloj grupe maqedonasish armatoseshin, dhe të rinjtë e të gjitha republikave filluan të mobilizohen të bëjnë luftë për interesa të huaja, ne kryesia e ngushtë e PPD-së ishim të bindur se është vështirë t’i ikim luftës pasi gjithë republikat e Jugosllavisë ndizeshin flakë dhe JNA bënte kërdi në Bosnjë dhe Kroaci, filluam të bëjmë përgatitje të gjejmë burime ta armatosim popullatën dhe të krijojmë fond për këtë.
Diku në shtator të vitit1991 Nevzat Halili, kryetar i PPD-së, pas konsultimeve që i kishte bërë më gjërë me Rugovën, e thirri Kuvendin qendror të partisë në sallën e Kuvendit komunal në Tetovë. Me të arritur aty ai na tha se për shkaqe sigurie do të shkojmë diku tjetër duke mos e treguar vendin. Ne vetëm e ndoqëm rrugën e tij. Pas diku gjysëm ore ne arritëm në qendrën e fshatit Forinë të Gostivarit dhe aty në një shtëpi kryetari na informoi se do të bëjmë forcat e armatosura të cilat do ta mbrojnë popullatën e paarmatosur nga agresioni i mundshëm i ushtrisë jugosllave.
Ky nuk ishte një veprim avanturesk por përditshmëri e republikave jugosllave ku secili filloi të mbrojë territoret e tia etnike me rojet e natës si mbrojtje nga masakrat e mundëshme të armatës jugosllave.
Gjatë një debati të shkurtër atij ia bëmë në dije se një gjë e tillë don konspiracion. Për këtë Kuvendi e angazhoi Nevzat Halilin të krijojë një rrjet të besueshëm njerëzish dhe këtë mos ta dijnë shumë persona.
Më vonë ai e kishte bërë këtë dhe vetë ishte shpallur komandant i batalionit. Me të dëgjuar për këtë lajm, ne udhëheqja e ngushtë i bëmë presion të drejtëpërdrejtë që të tërhiqet sepse mendonim se kryetari i partisë nuk duhej të ishte njëherit komandant batalioni sepse ajo do të ishte dëmë për partinë dhe mund të ndodhte të ngrihej procedurë gjyqësore kundër PPD-së dhe të mbyllej ajo si parti politike.
Më vonë mësuam se Nevzati ishte tërhjekur dhe vendin e tij e kishte zënë Mithat Emini, sekretar i përgjithshëm i PPD-së.
Rreziku i shpërthimit të një lufte në Maqedoni dhe Kosovë ishte shumë real sepse fill pas nisjes së luftës në Kroaci, udhëheqsi kroat Dr. Franjo Tugjman duke u dhënë privilegje një ish komunisti, funksionar i lartë kosovar në federatë, Mahmut Bakalli, dhe kryetarit të Lidhjes së shqiptarëve në Kroaci Tomë Berisha në një mbledhje të mbajtur në Stubiçke Toplice afër Zagrebit më 19-20 janar 1991 kishin arritur të mbajnë një “tubim gjithëkombëtar shqiptar” për shpërthimin e “frontit të Jugut”.
Këtë opsion luftarak, siç shkruan Hivzi Islami, atëherë kryetar i Partisë fshatare të Kosovës, e kishin përgatitur mirë kundërshtarët e Dr. Rugovës. “Duket që regjimi i Franjo Tugjmanit, bashkë me T. Berishën, ishin përkujdesur mirë, sepse shpresonin se do ta pranonim kërkesën për hapjen e «Frontit të Jugut», shkruan ai (Islami, Ina online, 24.11.2019).
Megjithate Rugova i cili fuqimisht kundërshtonte angazhimin e Bakallit, Tomë Berishës dhe Hisen Ramadanit (komunistë të rregjur jugosllav në shërbim të Tugjmanit) ishte i bindshëm se Kosova nuk do të shpëtonte pa luftë sepse rrezistencës gandiane një ditë do t’i vinte fundi. Në rast të një lufte të tillë krejtë ishte e qartë se edhe shqiptarët e Maqedonisë do të përfshiheshin.
Andaj lindi edhe nevoja për krijimin e forcave paraushtarake shqiptare sepse Maqedonia atëherë nuk e kishte ushtrinë e saj gjë që solli që edhe maqedonasit të kenë frikë nga agresioni i JNA-së. Ekzistojnë fakte të pashkruara por gojore te të një marrëveshtjeje gjentile mes PPD-së dhe VMRO-DPMNE për nevojën e krijimit të formacioneve të tilla paraushtarake për rrezistencë ndaj një agresioni të mundëshëm nga ana e JNA-së.
Kjo gjë ishte vështirë e arritshme të bëhet një kontratë me shkrim me kreun shtetëror sepse udhëheqsit politikë maqedonas me orientim proserb, siç ishte edhe Gligorov, nuk na besonin neve dhe ne në lidhje me këtë mundësi as që kemi biseduar me te. Aq më tepër, kur këtë e dëshmon edhe Andov në librin e tij “Në mënyrën time”, se Millosheviq kishte bërë angazhime konkrete që me fillimin e pluralizmit në Maqedoni, ta instaloj Gligorovin si kryetar shteti në vend të Goshevit.
Unë kisha marrëdhënie të mira me ministrin e brendëshëm Jordan Mijallkov dhe ministrin e drejtësisë Naumov dhe shpesh kemi biseduar të vazhdohet tradita e bashkëpunimit të VMRO-së me shqiptarët kundër hegjemonzmit serb si në kohërat e Hasan Prishtinës. Ministrat vmroistë angazhoheshim me mish e me shpirtë t’i ikin ndikimit serb në popullatën maqedonase dhe ndjeheshin më afër me kulturën bullgare, gjë që më vonë Qeveria Georgievski filloi ta promovojë.
Situata ndryshoi pas afër dy vitesh. Me formimin e ushtrisë së Maqedonisë, këto forca nuk janë shpërbënë edhe pse Mithati më thoshte se i kishte informuar udhëheqsit e pjestarëve të këtyre forcave ti ndërpresin aktivitetet e tyre.
Pas vetos së Shqipërisë ndaj pranimit të Maqedonisë në KSBE (ku PPD-ja më dërgoi si përfaqsues në delegacionin e Shqipërisë ) në maj të vitit 1993 ministri i jashtëm maqedonas Stevo Cërvenkovski në Romë, në prani të ministrit të jashtëm turk Ismet Çetin e informon ministrin e jashtëm shqiptar Alfred Serreqi për aktivitetet për armatim të Arradhës ushtarake të shqiptarëve në Maqedoni,, që organet hetuese e kishin pagëzuar si “Batalioni 777” duke e akuzuar se Shqipëria tenton ta destabilizojë Maqedoninë dhe kërkon nga ajo mbështetje për anëtarsim në KSBE-tash OSBE.
Më 3,4,5,6 nëntor të vitit 1993 policia e Maqedonisë në një aksion të sinkronizuar bastisë bazën e formacioneve paraushtarake shqiptare e cila fillimisht ka qenë e vendosur në një shtëpi private në Çegran dhe paraburgos udhëheqsit kryesor Selam Elmazi, pastaj Hysen Haskajn, zavendësministër i mbrojtjes, Shenasi Rexhepin, komandant i mbrojtjes, Burim Murtezanin, Refet Elmazin e të tjerë ndërsa Imer Imeri, zavendësministër i shëndetsisë pas tentimit të kërkojë azil në Konsullatën e Turqisë në Shkup, iku në Shqipëri ku autoritetet shqiptare i dhanë afat për 24 orë ta lëshojë vendin dhe ai kishte shkuar diku jashtë më duket në Çekosllovaki.
Ditët e arrestimeve Nevzat Halili dhe unë si sekretar për marrëdhënie me jashtë i PPD-së ishim në vizitë në Gjermani prej ku pritnim të shkonim në Strazburg në Parlamentin evropian. Pas dy ditëve unë u ktheva në Tetovë i painformuar mirë se çka ka ndodhur në Tetovë,ndërsa Nevzati vazhdoi “vizitën degëve të PPD-së atje”.
Me të arritur në Tetovë më kërkuan aktivistë të partisë dhe familjarë të të paraburgosurve dhe mësova se çka ka ndodhur. Pastaj më kërkoi Mithat Emini, i cili ishte ende në liri dhe më informoi se çka ka ndodhur. Të nesërmen në delegacion me Xheladin Muratin shkuam në qeveri dhe u takuam me kryeministrin Branko Cërvenkovski prej të cilit kërkuam urgjentisht të lirohen të paraburgosurit, por ishte vonë.
Me të mësuar se kam ardhur nga Gjermania, në sallën e Grupit Parlamentar të PPD-së, në mungesë të kryetarit Halili, më takuan Naser Zyberi, Agim Fazliu dhe Gazmend Ajdaraga; të revoltuar filluan të bërtasin dhe kërkuan mbledhje urgjente për ta lëshuar qeverinë.
Lidhur me këtë kërkesë unë kërkova nga Branko Cërvenkovski të mbajmë mbledhje urgjente i tërë Grupi parlamentar dhe ministrat shqiptarë në qeveri. Ai pranoi. Pas një mbledhjeje shumëorëshe ku kërkuam lirimin urgjent të të paraburgosurve dhe abolimin e tyre nga kryetari Gligorov pas diskutimit shumë të ashpër të Xhevdet Hajredinit, të Naserit, Gazmendit dhe Agimit, situata filloi të shtendoset dhe mbledhja mbaroi me përfundimin që të bëjmë takime të përditëshme me ministrin e brendëshëm Fërçkovski që t’i pengojmë arrestimet e reja dhe të gjejmë modus mos ngrihet padi për personat të cilëve u janë gjetur armë në shtëpi dhe si të kthehen mbi 77 copë armatim i lehtë nga rajoni i Çegranit dhe po aq nga Mali i Thatë-Sarajit dhe si mos të arrestohen komandantët e paarrestuar deri atëherë.
Opinioni shqiptar ishte shumë i shqetsuar për këto arrestime. Partitë politike maqedonase dhe opinioni maqedonas priste qëndrimin e PPD-së. Këtë gjë duhej ta bëjë Grupi parlamentar sepse kryesia e PPD-së nuk funskiononte pas Kuvendit të tretë në gusht të vititn 1993. Ata prisnin që PPD t’i dënojë ashpër këto ngjarje.
Takimi i ambasadorit të emruar Shaban Murati me Grupin parlamentar
Pas këtyre ditëve të bujshme më thirri të më takojë në kafeterinë “Paris”, në qendrën tregtare në Shkup, Shaban Murati, ambasador i emruar i Shqipërisë në Maqedoni dhe kërkoi një takim të përbashkët me Grupin Parlamentar.
Grupin e thirra për të nesërmen në Kuvendin e Maqedonisë.
Të nesërmen në praninë e deputetëve e përshëndeta Shaban Muratin si “vëllau ynë ambasador” dhe e njoftova se kjo ka qenë një punë e jonë e paorganizuar mirë por me dijen e organeve të shtetit dhe me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga agresioni i mundshëm i JNA-së dhe se do të bëhen përpjekje maksimale që në bashkëpunim me kryetarin e shtetit Kiro Gligorov dhe kryeministrin Branko Crvenkovski të lirohen të paraburgosurit sa më shpejtqë është e mundur..
Shaban Murati na dëgjoi pastaj e mori fjalën duke thënë se këtu është në cilësinë e ambasadorit shqiptar në Maqedoni e jo si vëlla, dhe filloi të spjegojë se ky ka qenë një aksion i Millosheviqit për destabilizimin e Maqedonisë dhe paraqitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve si destabilizues të Ballkanit dhe se ne duhet t’i dënojmë këto ngjarje dhe aktivitete për mbrojtje si njëlloj terrorizmi.
Në lidhje me këtë ne ishim në aktivitete dhe kontakte të ditëpërditëshme me
Cërvenkovskin si kryeministër dhe bisedonim të gjejmë zgjidhje maksimale.Me këtë ne insistonim me kërcënim ta lëshonim edhe qeverinë që Gligorov t’i abolojë të burgosurit. Gligorov kishte bazë ta bëjë këtë sepse nuk mori asnjë masë kur Dimitar Crnomarov mobilizoi paraushtarakët e tij dhe rrethoi kazermën e Manastirit duke synuar ta përzënë JNA-në nga Maqedonia në metodat dhe stilin e Sllovenisë.
Shaban Murati kërkonte paraburgosjen e Nevzat Halilit dhe Mithad Eminit.
Pasi doli Shaban Murati nga salla, disa deputetë ngelëm dhe analizuam kërkesën e tij për komunikatë për ngjarjet. Erdhëm në përfundim se duhet të vihemi në mbrojtje të grupit të arrestuar por nuk duhet t’i hidhërojmë as përfaqsuesit e ambasadave të cilët bënin presion mbi ne mos e radikalizojmë situatën me vendim eventual për lëshimin e qeverisë dhe mezi prisnin një prononcim tonin.
Me kujdes të madh e bëra një propozim tekst për të cilin u prononcuan edhe shumë deputetë dhe ua dërguam mjeteve të informacionit publik. Në tekst i dënuam veprimet e policisë dhe vendimin për arrestimin e të pafajshmëve të cilët ishin në mbrojtje të popullatës;theksuam kutin e dyfisht të policisë dhe shtetit ndaj formacioneve të ngjajshme maqedonase dhe kërkuam lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.
Ambasadat e huaja dhe Shaban Murati mbeten të pakënaqura me komunikatën e PPD-së.
Pas këtij takimi Shaban Murati kërkonte takime të shpeshta jo vetëm me mua si kryetar i Grupit parlamentar të PPD-PDP por edhe me Xheladin Muratin si nënkryetar të Parlamentit, Mersim Pollozhanin, Abdurrahman Alitin, Xhevdet Hajredinin dhe me deputetë tjerë dhe ministra
Takimet me te gati të ditëpërditëshme në kafeternië “Paris” fillonin dhe mbaronin me dorëhjekjen e kryesisë së PPD-së. Në të vërtetë këto kërkesa Shaban Murati i patë parashtruar rregullisht fil pas Kuvendit të 3 të PPD-së që u mbajtë në Shkup në fund të gushtit të vitit 1993 por tash ishin tepër intensive.
Kërkesën për shkarkimin e Nevzat Halili si kryetar i PPD-së ai e llogariste si të kryer sepse, siç thoshte ai, Sali Berisha dhe PD ishin nën presion të madh nga ambasadori amerikan në Tiranë i cili i akuzonte se pas kësaj qëndron Berisha dhe Shqipëria si destabilizuese e Maqedonisë dhe rajonit.
Gjato takimeve të mia me Shaban Muratin fill pas paraburgimit të pjestarëve të “Batalionit 777” ai gjithnjë më bënte pyetje ku është Nevzat Halili, pse nuk është këthyer në Maqedoni, pse nuk arrestohet Mitat Emini si kryekomandant i “Batalionit 777” etj., dhe kërkonte që të krijojë klimë të mos protestave poqese paraburgosen kryetari Halili dhe sekretari Emini.
Me Mitat Eminin asokohe takohesha çdo ditë në Tetovë, kërkoja nga ai të qëndroj fortë se PPD-ja nuk do ta jep lehtë dhe e njohtoja se çka kërkon Berisha dhe PD-ja: Maqedonia ta burgosë atë.
Shaban Murati nga Grupi parlamentar kërkonte detronizimin e Nevzat Halilit nga kryetari i PPD-së dhe burgosjen e tij. Për këtë ai kishte vënë kontakt edhe me kryesinë e degës së Tetovës pas mbarimit të Kuvendit të Tretë të PPD-së që u mbajt në Shkup më 31 gusht 1993 ku për një votë dështoi tentativa e degëve të diasporës udhëhequr nga Shaip Bilalli (Zvicër) dhe Vehap Memishi në Gjermani, kryesia e PD së Shqipërisë, kryesuar nga Tritan Shehu, sekretar i përgjithsëm i PD-së e cila ishte e paftuar në Kuvend por që iu lejua pjesmarrja aty.
Motivi i angazhimit të të dy kryetarëve të degëve të PPD-së në Zvicër dhe Gjermani, Shaip Bilallit dhe Vehap Memishit sipas mendimit tim lidhej me kritikat e ashpra që nëndegët e PPD-së në takimet tona partiake ua bënin atyre për mundësinë e abuzimeve të fondeve të PPD-së në diasporë.
Në ndërkohë, në vazhdën e aktiviteteve për reforma në parti pas Kuvendit të III-të dhe koordinimin me Degën e Tetovës dhe kryetarin e saj Menduh Thaçi si dhe anëtarin e kryesisë Mustafaqemal Qahili e bëja unë dhe për ecurinë e ngjarjeve e informoja ambasadorin Shaban Muratin, i cili pastaje informonte Sali Berishën për ecurinë e ngjarjeve.
Reformat në PPD në rradhë të parë nënkuptonin dorëhjekjen e kryetarit dhe sekretarit të partisë për përgjegjsitë e tyre për shumë lëshimr në udhëheqjen e partisë dhe aferës së armëve.
Insistimi dhe synimi im ishte ndryshimet në udhëheqje të bëheshin në mënyrë demokratike dhe pa turbullira. Me këtë qasje në esencë nuk pajtohej ambasadori Shaban Murati i cili kërkonte shpejtësi në veprime. Diku më 28 nëntor 1993 në ora 1.30 e pasmesnatës në telefon më mori Shaban Murati dhe kërkoi një takim urgjent mes meje dhe atij me kërkesën e doktorit, ashtu siç e quanin ata Sali Berishën.
Ambasadorin e njoftova se një takim i tillë është i pamundëshëm sepse në ora 4 të mëngjesit duhej të nisem për aeroport për në Munih në një takim organizuar nga ana e -Blerim Shalës, me drejtorin e Institutit për politikë për Evropën Juglindore.
Duket se këtë refuzim timin Shaban Murati e ka marrë si një sinjal se unë dhe Grupi parlamentar i PPD-së nuk duam ndryshime dhe kanë vendosur kryesinë e PPD-së ta shkarkojnë në mënyrë arbitrare me një koment të ashpër të ATSH, në programin satelitor, të cilin koment supozohej ta kishte shkruar vetë Shaban Murati ose Fahri Balliu, një diplomat tjetër në Ambasadë.
Me të kthyer nga Munihu, në Shtutgrad na pritën kryesia e degës së PPD-së atje dhe në drekën që na ofruan nunë dhe Iliri mësuam prej tyre se kryesia qendrore kishte dhënë dorëhjekje kolektive.
Pas këtij komenti tejet denigrues dhe plot shpifje dhe akuza të kreut të shtetit shqiptar, kryesia e PPD-së jep dorëhekje kolektive.
Të frikuar se pas dorëhjekjes kolektive të kryesisë së PPD-së kryesia e re do të jetë në duart e Grupit parlamentar udhëheqja e PD së Shqipërisë bënë presion të mbahet në mënyrë jashtëstatutare Kuvendi qendror në Gostivar dhe aty të zgjidhet kryesia e përkohëshme kryesuar nga Menduh Thaçi, kryetar, Aliriza Lloga nënkryetar dhe Rufi Osmani, sekretar i përgjithshëm.
(Koment i Agjencisë Telegrafike Shqiptare-ATSH)
“Me kuisling dhe puthadorë nuk mund të zgjidhen problemet e shqiptarëve”
Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se tani së fundi disa pushtetarë maqedonas po përdorin mjete presioni, shantazhi dhe dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni që ata të mbajnë në krye të forcave politike të tyre elementë të diskredituar të tipit Halili, Emini, Nesimi e të tjerë të cilët kanë qenë në hallkë si në kurthin e armëve të organizuar nga shërbimet sekrete të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë ashtu edhe në burgosjen e njerëzve të pafajshëm në Maqedoni. Këta pilatët janë gjithashtu përgjegjës për për bllokimin e jetës demokratike të partisë më të madhe politike të shqiptarëve të Maqedonisë, ata janë autorët e konfizionit në kërkestë ndjekësh një politikë bizantine mesjetareat e drejta të shqiptarëve, konfuzion të cilin padronët e tyre e kanë përdorur dhe e përdorin me dhelpërinë më të madhe kundër interesave të shqiptarëve.
Tani, pasi realizuan me ta krimin monstruoz, në të cilin pati edhe të vdekur, në burgje ata kërkojnë ti mbajnë përsëri në ofiqet që kishin për të vazhduar shërbimet e tyre.
Loja me kukulla dhe të shitur, që Beogradi ka luajtur prej kohësh me pllanat, yenelat dhe tërnavcat në Kosovë, cekat, imamët, çupët në Shqipëri, halilët,, eminët e nesimët në Maqedoni është e turpshme aq edhe e diskredituar.
Ish majorë dhe kolonelë të shërbimit të mëshehtë mund t’i përfaqsojnë vetëm ata të cilët i paguajnë por kurrë interesat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve.
Qarqet e Beogradit duhet ta kenë të qartë se me shqiptarët asgjë nuk mund të zgjedhish nëpërmjet kuislingëve të tyre por vetëm me përfaqsuesit legjitim të cilët gëzojnë besimin si të shqiptarëve, ashtu edhe të forcave dhe opinionit demokratik ndërkombëtar
Të lozësh me të shiturit e popullit tjetër do të thotë të ndjekësh një politikë mesjetare bizantine, aq më tepër jo në rastin e shqiptarëve, të cilët ashtu sië e kanë zhvilluar virtutin e besnikërisë ndaj idealit kombëtar, e kanë të zhvilluar edhe përçmimin ndaj kuislingëve dhe puthadorëve.” ( Flaka e vëllazërimit, e premte, 3 dhjetor 1993)
Pas sulmeve të ashpra që në Kuvendin e tretë iu bënë udhëheqjes së PPD-së nga Tritan Shehu dhe diskutimeve të ashpra të anëtarve të Kuvendit nga Tetova u soll vendimi që të thirret Kongresi i parakohshëm i PPD-së dhe në ndërkohë të bëhen aktivitete për mbajtjen e tij.
“Megjithatë, pas dorëhjekjes kolektive të tërë lidershipit të PPD-së në nëntor 1993, skena politike shqiptare ishte në huti (rrëmujë) komplete shkruan në librin e tij “Diplomacia në tehun e thikës ambasadori gjerman Gert Ahrens i cili i kryesonte negociatat mes qeverisë së Maqedonisë, partive shqiptare PPD-PDSh si koalicion i përbashkët dhe partive maqedonase në lidhje me përmirsimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në një takim prej dy orë e gjysëm me 50 aktivistë , partiakë në Shkup, në lagjëne e Karposhit, unë ua sqarova atyre aktivitetet e Grupit të punës dhe u ballafaqova mendimet e të dy palëve, të “moderuarve” dhe “radikalëve”, vazhdon të shkruaj ambasadori Gert Ahrens..
Tirana dhe mediumet e saja i mbështesnin “radikalët” kryesuar nga njëfar Menduh Thaçi dhe Berisha refuzonte ta pranojë liderin e “moderuar” të Grupit parlamentar të PPD-së Muhamed Halili, i cili kërkoi nga unë ta marrë në dorë çështjen me presidentin shqiptar.
Unë e bëra këtë dhe në një bisedë 90 minutëshe në Tiranlë me 6 janar 1994. Berisha më tha se të ashtuquajturit “e moderuar” ishin të pamoralshëm sepse ata ishin të involvuar me tregtinë e armëve, përfundon Gert Ahrens.
Me të kthyer nga Tirana ku Ahrens ishte emruar tashmë ambasador i OBSE në Shqipëri, ambasadori më thirri në drekë në Tetovë dhe më informoi për bisedën me Sali Berishën dhe refiuzimin e tij të takohet me grupin parlamentar.
Afera e armëve epilogun e saj e mori disa muaj më vonë pas zbulimit të saj dhe mbarimit të hetimeve.
Më 28 qershor 1994 në Gjykatën komunale në Shkup gjykatësi Lubomir Joveski shpalli dënimet grupit të armatosur.
Korrespondenti i gazetës “Flaka e vëllazërimit” Ilir Ajdini, më 28 qershor 1994 në faqen 4 të gazetës shkruan me sa vijon:”
“ …Në arsyetimin e vendimit të vet, gjegjësisht duke spjeguar pse këta të akuzuar shpallen fajtorë, gjykatësi Joveski, pothuajse fjalë për fjalë përsëriti aktakuzën: “U dëshmua, tha ai, se në tetor-nëntor 1991…. disa prej të akuzuarve kanë formuar shoqërinë armiqësore, e pastaj disa i janë bashkangjitur pas kësaj shoqërie, kanë ndërmarrë disa aktivitete, kanë bërë disa analza, janë takuar këtu e aty” e kështu me rradhë Me një fjalë të gjitha ato që aktakuza i cekte si faqe të supozuara, këshilli treanëtarësh Gjyqësor i pranoi si vepra të kryera, pa marrë në konsiderim asnjë argument që do të shkonte në mbrojtje të të akuzuarve.
Sidoqoftë, përpara anëtarve të familjeve të të akuzuarve, policëve, gazetarëve, disa personave të tjerë dhe kamerës së televizionit maqedonas, gjykatësi Joveski, i shpalli dënimet, sipas të cilave, të akuzuarit dënohen si vijon: Mithad Emini (i akuzuari i parë) dënohet me 8 vjet burg, Hasan Agushi (i akuzuari i dytë) me 8 vjet burg, Resmi Ejupi (i akuzuari i tretë) me 7 vjet, Selam Elmazi (i akuzuari i katërt) me 7 vjet, Shenasi Rexhepi (i akuzuari i pestë) 7 vjet, Hysen Haskaj (i akuzuari i gjashtë) 6 vjet, Burim Murtezani ( i akuzuari i shtatë) me 5 vjet Aqif Demiri (i akuzuari i tetë) me 6 vjet, Abdiselam Arsllani ( i akuzuari i nëntë) me 6 vjet dhe Eugjen Cami ( i akuzuiari i dhjetë) me 5 vjet burg.
Më poshtë gazetari Ajdini shkruan. “Në fund të këtij raporti (të fundit) nga “gjykimi i parë politik në Maqedoninë e re (pas Jugosllavisë), të themi se pamja në sallën e gjyqit, pas shqiptimit të dënimeve ishte tronditëse (askush nga tragjedia e vet nuk bëri dramë), por kjo shihej në sytë e të gjithëve), ndërsa fjala më e shpeshtë që dëgjohej pas përfundimit të të gjithë kësaj ishte-“tmerr!” (10 veta-65 vjet burg)
Pas shqiptimit të dënimeve reagoi me kumtesë të saj PPD, si vijon:
Farsë gjyqësore kundër proceseve demokratike
Me rastin e shqiptimit të dënimeve të dhjetë shqiptarëve në të ashtuquajturën “Aferë e armëve” nga Gjyqi komunal i Shkupit, Partia për Prosperitet Demokratik për opinion e lëshon këtë komunikatë:”Dënimet e shqiptuara dhjetë shqiptarëve në të ashtuquajtën “Afera e armëve” nga ana e Gjyqit komunal të Shkupit edhe njëherë dëshmoi se Republika e Maqedonisë, mjerisht gjendet ende larg mundësisë të jetë shtet juridik ku do të gjykohet sipas ligjit dhe fakteve relevante.
Atgjykimi i Gjyqit komunal të Shkupit është shembull shkollor se në Republikën e Maqedonisë sundon voluntarizmi ndërsa paragjykimet politike janë bazë për rekrutimin e “armiqëve të shtetit”. Armiq edhe ashtu ka mjaft dhe nuk ka nevojë për prodhimin e tyre.
Partia për Prosperitet Demokratik me sinqeritet priste që Gjyqi ta tejkalojë vetveten dhe ta ndërpresë praktikën e njohur të deritashme kur gjykoheshin përcaktimet politike. Mjerisht, dëshpërimi ynë është i plotë, sepse kjo farsë gjyqësore paraqet një grusht të rëndë ndaj proceseve demokratike me synim të qartë që ato t’i pengojë që në Republikëne e Maqedonisë ta inagurojë sistemin e anarkisë, kaosit dhe paperspektivës.
Partia për Prosperitet Demokratik i drejtohet opinionit demokratik në vend dhe më gjërë që t’jua ndërpresë hovin të gjitha tendencave që shpiejnë qartë drejt destabilizimit në Republikë.
Dënimet drakonike në këtë proces të montuar gjyqësor shpiejnë drejtpërdrejtë nga kjo. Atëherë nuk do të jetë aspak me rëndësi cili qe fajtori më i madh apo më i vogël. Partia për Prosperitet Demokratik me siguri se jo..
Arrestimet e përfaqsuesve të “Aferës së armëve” i dënoi kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova 13 nëntor 1993, në konferencën e rregullt për shtyp, me këto fjali : “Për fat të keq burgosjet filluan këto ditë edhe në Maqedoni, ku u arrestuan një grup shqiptarësh, theksoi kryetari Rugova dhe në vazhdim shtoi: për ne këto arrestime janë një formë e njohur e proceseve politike të cilat bëhen me qëllim të komprometimit të kuadrove shqiptare që kanë filluar të hyjnë nëinstitucionet e Maqedonisë dhe që të komprometohen partitë politike shqiptare sipas një skenari identik me skenaret që zbatohen në Kosovë. Natyrisht destabilizimi i Maqedonisë është njëri prej qëllimeve të Serbisë. Arrestimet e shqiptarëve në Maqedoni, për fat të keq, u shpallën menjëherë pas deklaratës së Millosheviqit në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm grek Papulas…”
Për fat të keq liderë të PD së Shqipërisë në krye me Sali Berishën “Aferën e armëve” e shfrytëzuan për dhënie të goditjes fatale organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Me veprimet e tyre ata e shlyen nga skena politike Partinë për Prosperitet Demokratik.
Disa ditë pas instalimit të një kryesie altarnative në PPD, kryetari i PD-së Eduard Selami pret një delegacion të grupit alternativ të PPD-së kryesuar nga Menduh Thaçi dhe Aliriza Lloga më 14 dhjetor 1993.
Me rastin e kësaj vizite Eduard Selami pat deklaruar: “ Kuvendi i Gostivarit është një ngjarje historike për Partinë për Prosperitet Demokratik si dhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Ai shënon një kthesë të madhe të respektimit të normave demokratike në parti. Ai është një fitore e forcave demokrative në parti kundër elementeve të korruptuar, të shitur dhe të implikuar në veprimtari terroriste….”
Këtij kualifikimi idiotesk të Eduard Selamit iu përgjigja menjëherë në Televizionin e Maqedonisë dhe në të gjitha gazetat si vijon:”…Kontrabanda me armë ndoshta është një lloj terrorizmi, por, megjithate akti më i lartë i terrorizmit është përpjekja për të shkatruar PPD-në, akti më il lartë i terrorizmit gjithsesi është përpjekja për të përçarë popullin shqiptar në Maqedoni. Vizita është një akt i dëgjueshmërisë së shërbëtorit ndaj padronit të tij: kësaj rradhe dëgjueshmëri dhe servilitet i shërbëtorëve Lloga dhe Xhaferi ndaj padronëve Selami dhe Spahia.”. Vijon