Afan Elezi zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të “Alternativës”

Afan Elezi nga Gostivari është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të “Alternativës”, njofton Shenja.

Elezi studimet deri diplomike dhe pas diplomike i ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai mbanë titullin magjistër i të Drejtës Penale. Ndryshe një periudhë ka punuar në Komunën e Gostivarit, ndërsa tani është i angazhuar në Ministrinë për Kulturë

Fjalë përshëndetëse në këtë Kuvend Themelor mbajti edhe kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.