Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Tramp, mbrëmë ka miratuar formalisht që presidenti i sapozgjedhur Xho Bjaden të fillojë marrjen e pushtetit.
Kjo ndodhi pasi zyrtarët nga shteti federal i Miçigenit natën e kaluar çertifikuan Bajdeni si fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe kjo pritet të bëhet së shpejti nga autoritetet në Pensilvani.
Trampi konfirmoi në Tuiter mbrëmë se ai kishte rekomanduar fillimin e “protokolleve fillestare” për dorëzimin e pushtetit Bajdenit “në interesin më të mirë të vendit tonë”.
“Rekomandoj Emili (Marfi) dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe unë i thashë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Tramp.
Marfi është administrator në Shërbimin e Administratës së Përgjithshme (GSA) dhe natën e kaluar ajo i dërgoi letër Presidentit të sapozgjedhur Bajden se zyra e saj ishte e gatshme të fillon dorëzimin zyrtar. Roli i GSA është të mbështesë funksionet thelbësore të agjencive federale dhe ministrive të SHBA-së.
Trampi nuk e ka pranuar ende humbjen në zgjedhje dhe ka treguar se do të vazhdojë përpjekjet për të rishikuar votimin, por të gjitha përpjekjet e ekipit të tij deri më tani kanë dështuar.
Vendimi i presidentit vjen pas gati tre javësh pasigurie rreth mosnjohjes së rezultateve, me pretekstin se votimi me porosi me postë ishte me mangësi, duke përmendur parregullsi të tilla si votimi i të vdekurve ose i të zhvendosurve, votimi i dyfishtë ose votimi i detyruar.
Sidoqoftë, zyrtarët e zgjedhjeve në pothuajse çdo shtet ku Bajden fitoi kanë vërtetuar fitoren e tij duke mbajtur numërim të votave në Viskonsin, kurse ende është duke vazhduar në Xhorxhi.



