Adidas mbyll 12 mijë dyqane në Kinë për shkak të koronavirusit

Epidemia e koronavirusit ka detyruar gjigantin e veshjeve sportive Adidas të mbyllë të gjitha filialet e saj në Kinë, të cilat numërohen rreth 12 mijë dyqane.

Këtë e konfirmon vetë kompania në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.

Gjithashtu ato shprehen se koronavirusi ka ndikuar negativisht në biznesin e veshjeve si dhe të gjitha marrëveshjeve të gjigantit gjerman me Kinën.

Edhe vetë tregu i aksioneve të Kinës pësoi një rënie të ndjeshme ku ditën e hënë regjistroi një ulje me 8%, rënia më e madhe në 4 vitet e fundit.

Ndër sektorët e prekur nga ky fenomen janë ato të ndërtimit dhe të produkteve të përdorimit të përditshëm.

Ndërkohë që ka pësuar rritje ekonomike sektori i shëndetësisë.