Adelina me dedikim special për Zanfinën, sot në ditëlindjen e saj

Këngëtarja Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen e saj të 34-tërt.

Në këtë datë të veçantë për të ka pranuar urime të shumta.

Nuk kishte se si të mungonte edhe urimi special i motrës së saj Adelina Ismailit e cila i dedikoi fjalë zemre nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ditën që t’i linde, engjëlli përshpëriti: ‘Ajo do ketë pamjen e një zane dhe shpirtin tim’. Ti ishe më e mira për mua dhe akoma je. Ju jeni rritur për të qenë zonja më e bukur në botë, së bashku ne kemi luftuar, qeshur, qarë, kënduar dhe kërcyer.Në çdo hap që keni bërë, ju më bëtë krenare, sot festojmë ditëlindjen tënde. T’i dëshiroj më të mirat, shpirti juaj i bukur i meriton. Të dua më shumë se fjalët që mund të them. Le të fillojë ndeja. Urime ditëlindjen princesha ime e bukur”, ka shkruar Adelina pranë postimit të fotografisë.