Një vajzë 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga një 65-vjeçar që punonte si roje në shkollën ku ajo studionte.
Rasti ka nxitur reagime të shumta edhe tek fytyrat publike, të cilët kërkojnë dënim maksimal për përdhunuesin.
Në mesin e personave që reaguan dhe bënë thirrje për protesta është edhe moderatorja Marina Vjollca.
“Denim maksimal per perdhunuesit! Po na i vrasin vajzat per se gjalli…”, ka shkruar moderatorja, e cila publikoi foton ku bëhet thirrje për të protestuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 4 qershor.