Abrashi për mospjesëmarrjen e Osmanit në takim: Ishte e ftuar, besoj se ishte e zënë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti ishin të ftuar në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryetari i tyre Isa Mustafa.

Ai tha se në mesin e tyre e ftuar ishte edhe Vjosa Osmani, por që për shkak të agjendës së saj të ngarkuar është bërë e pamundur pjesëmarrja e saj në këtë takim të Grupit Parlamentar, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje”.

”Besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme”.

”Mua më rezulton se i kemi votat, Lista Serbe mesa di unë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, pra s’ka kërkim mëshire apo diçka të tillë”.