Abdixhiku tashmë i shëruar nga koronavirusi

Ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, është shëruar nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai njoftoi se së bashku me bashkëshorten e tij nga sot janë futur në mesin e personave të shëruar në Kosovë.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë”.

“Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar ai.